Protagonizmi turk ndalohet në Saudi, reagimi që të gjithë prisnin… – Shqip

by admin
Spread the love

Presidenti turk Erdogan reagoi për shtyrjen e djeshme të ndeshjes mes Galatasaray-t dhe Fenerbahçes, duke thënë se incidenti i djeshëm nuk mund të nxirret jashtë kontekstit dhe të përdoret si material për shfaqje dhe provokim.

Erdogan foli në programin e ndarjes së çmimeve “Necip Fazıl” që u mbajt në Qendrën Kulturore Ataturk në Stamboll dhe me atë rast iu referua anullimit të  finales së Superkupës ndërmjet dy gjigandëve turq, e cila ishte menduar të luhej në Riad, kryeqyteti i Arabisë Saudite, por që autoritetet e kësaj të fundit nuk pranuan që në stadium të kishte manifestime me Ataturkun si figurë qendrore.

“Ne duam që sporti turk, veçanërisht futbolli, të jetë në plan të parë për arritjet, jo për diskutime. Për çfarëdo arsye, abuzimi me sportin në përplasjet e përditshme politike është i gabuar dhe nuk ka asnjë përfitim për sportin tonë,” tha Erdogan.

Ai nënvizoi se pret që të gjitha klubet të përqafojnë vërtetë frymën e lojës së ndershme, duke përfaqësuar paqen, solidaritetin dhe bashkëpunimin në sport.

 “Ne nuk kemi dhe nuk do të hezitojmë të bëjmë asnjë hap që është i nevojshëm”, theksoi Erdogan dhe shtoi: “Nuk mund të lejojmë që incidenti i djeshëm të nxirret jashtë kontekstit dhe të përdoret si material për shfaqje dhe provokim”. /tesheshi.com/

You may also like