Pronari i ri i Newcastlet ka shtëpinë më të shtrenjtë të botës – njihuni me miliarderin arab i cili pritet të dominoj Premier Ligën

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Me një superjaht 400 milionësh, kështjellë franceze 230 milionëshe dhe planet ambicioze për të ndërtuar një mega qytet 400 miliardësh, ka pak investitorë më të mëdhenj se Mohammed bin Salman.

I njohur si MBS, Princi, i cili pritet ta blejë Newcastle Unitedin, është fuqia ngasëse që fshihet prapa tentativave të Arabisë Saudite për ta modernizuar atë dhe shihet si forcë e vërtetë në mbretërinë e tij.

36-vjeçari është fytyra publike e Shtëpisë së Saudit, me pasurinë kolektive të pjestarëve të saj që raportohet të jetë 1 trilion.

Është një shifër tmerruese, gati 16 herë më e madhe se e Mbretërisë Britanike.

Derisa familja normalisht dëshiron ta mbajë pasurinë private, MBS besohet se bën jetë të jashtëzakonshme luksi falë pasurisë që posedon.

Ai njihet si investitorë dhe blerës i pronave luksoze, derisa spekulohet se zotëron pikturën më të shtrenjtë në botë.

Më 2015, bota mbeti e shokuar kur një blerës anonim shpenzoi 250 milionë euro në një kështjellë të jashtëzakonshme në Francë, saktësisht në perëndim të Parisit.

Atë kohë, u etiketua si shtëpia që është shitur për çmimin më të shtrenjtë në botë.

Dy vite më vonë, u publikuan raporte që potencuan se blerësi ishte bin Salman, i cili u dashurua në këtë pronë gjatë një vizite pune.

Shtëpia ka dhjetë dhoma gjumi, pishinë brenda dhe jashtë, librari dhe akuarium.

Akuariumi gjithashtu është edhe dhomë meditimi me kafaz transparent nënujor.

Kështjella e shekullit të 17-të gjithashtu posedon një bodrum vere që ka kapacitet të zë rreth tre mijë shishe verë, teatrin dhe një kështjellë në mes të ujit.

Dhe nëse kjo nuk mjafton, kështjella gjithashtu posedon edhe kinema private, palestër sportive, dy dhoma balloje dhe një klub nate.

You may also like