Pronari i restoranit në Çegran: Kemi leje adekuate për kafshët – FOTO

by admin
Spread the love

Pas publikimit të informacionit të dërguar nga Ministria e Punëve të Brendshme se në Çegran është gjetur mini kopsht zoologjik me kafshë të egra, ku sipas njoftimit, “nuk ka poseduar leje adekuate”, kanë reaguar pronarët e objektit hotelerik.

Për TV21 ata kanë shpalosur dokumente ku qartë shihet se të njëjtit posedojnë “leje për mbajtjen e kafshëve të egra dhe ekspozimin e tyre në publik për qëllime edukative në formë të mini kopshtit zoologjik”.

Por në një prononcim për TV21, pronari i kopshtit thotë se problemi ka qenë të një papagall, i cili siç sqaron, është mbajtur nga ai përkohësisht pasi pronari i të njëjtit ka dalë jashtë vendit.

“Problemi ka qenë te papagalli. Vetëm për papagallin nuk kam pasur leje, pasi atë ma ka sjellë shumë vonë një mik i imi i cili për momentin ndodhet jashtë vendit dhe më ka obliguar mua që të kujdesem për të derisa të kthehet”, tha pronari.

Vlerëson se puna që e kryen është gjithçka në kuadër të ligjit dhe lejes që e posedon, ndërkaq aksionin e sotëm të kontrollit, të kryer në ora 5 të mëngjesit e sheh si “Punë inati”.

Konsideron se konkurrentët kanë tentuar të dëmtojnë imazhin e tyre.

Ndërkaq në njoftimin e MPB-së u tha se dyshimet janë, ndërkaq pas ndërmarrjes së masave dhe zbardhjes së plotë të rastit do të marrin vendime shtesë./TV21

You may also like