Promovohet vetura e parë elektrike në Evropë e miliarderit shqiptar – FOTO

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Nazif Destani, miliarderi shqiptar ( pronar i “Ecolog-International) ka promovuar veturën e parë elektrike evropiane “Next e GO Mobile” sonte në Berlin. Vetura filloi prodhimin e saj vitin e kaluar.

Lajm i vitit të kaluar:
Një investitor shqiptar përfshihet për herë të parë në industrinë e prodhimit të automjeteve. Është fjala për biznesmenin Nazif Destani i cili është sipërmarrësi dhe investitori kryesor i kompanisë “Next. e.GO Mobile”, një linjë gjermane e angazhuar në prodhimin e automjeteve elektrike.

Blerim dhe Nazif Destani

Së fundi, kompania do të jetë prezente në shtetin grek, për të krijuar një ndërmarrje të përbashkët atje, pas një letre mirëkuptimi të nënshkruar nga “Next.e.GO Mobile SE” dhe “Enterprise Greece”, një agjenci qeveritare e investimeve dhe promovimit të tregtisë.

Investimi, që në fazën e tij të parë kap një vlerë prej 100 milionë eurosh, parashikon prodhimin e 30.000 automjeteve në vit në një projekt që do të zbatohet në 24 muaj.

“ND Group” me seli në Holandë, është një kompani investimesh e themeluar dhe drejtuar nga Nazif Destani. Ai ka ndërtuar një grup të fuqishëm sipërmarrjesh që operojnë globalisht në më shumë se 40 shtete.

“ND group” llogarit një portofol të gjerë investimesh në fushën e shërbimeve, logjistikës, teknologjisë, fintech, energjisë së rinovueshme, shëndetësisë dhe së fundmi edhe automjeteve.

Emri i sipërmarrësit Destani është i njohur veçanërisht falë aktivitetit të kompanisë lidere në fushën e shërbimeve të logjistikës speciale “Ecolog International”.

You may also like