Promovohet libri:”Ilegalja shqiptare” – pararendëse e rrënimit të Jugosllavisë” – Shqip

by admin
Spread the love

AHMETI: “UDBASHËT” QË E DININ GJUHËN SHQIPE FORTË MIRË I NJIHTE ILEGALJA SHQIPTARE

Dy vëllimet e librit me titull “Ilegalja Shqiptare – Pararendëse  E Rrënimit Të Jugosllavisë” u promovua sot nga ITSHKSH.

Këto dy vëllime, janë produkt i analizës së Sekretariatit Federativ të Punëve të Brendshme të Jugosllavisë, duke ofruar një këndvështrim operativ e analitik të shërbimeve sekrete jugosllave mbi organizimin dhe organizatorët, shtrirjen, synimet dhe veprimet konkrete të organizatave dhe grupeve ilegale që vepruan në harkun kohor 1980-1986.

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti në këtë promovim tha së në këto dokumente është bere analize e mirëfilltë dhe se këto njerëz të Ilegales Shqiptare ishin të programuar mirë dhe dinin çfarë kërkonin.

“Më ka bërë përshtypje një analizë e një udbashi të Serbisë ku thotë vetëm lëvizjes shqiptarë e kishim vështirë për t’iu afruar sepse edhe mirë ishin të organizuar por edhe shfrytëzonin anën tjetër sepse ne nuk dinim gjuhën e tyre, kurse ata udbashë që e dinin gjuhën e tyre fortë mirë i njihte Ilegalja Shqiptare” – tha Ali Ahmeti.

Skender Asani në fjalimin e tij ndër tjerat dha se punën që ne po e bëjmë  ka për qellim nxjerrjen në pah të së vërtetës nga dosjet historike e jo gjysmë të vërtetat nga dosjet personale.

”Arsyeja themelore perse ne iu rrokem këtij projekti ka të bëje me një qellim shumë sublim që kishim si studiues që të parandalojmë manipulimin historik të shqiptarëve nga qarqet e individë të cilët me vite të tëra ishin munduar të na prezantojnë si vlera kombëtarë disa pseudo vlera, të na fusin pykën në mesin e shqiptarëve për llogari të shërbimeve antishqiptare” – tha Skender Asani.

Nga ITSHKSH thanë se e veçanta e këtij botimi është se sjell një lëndë burimore, pa kurrfarë ndërhyrjeje plotësuese, falë Arkivit Shtetëror të Kroacisë, i cili është treguar tepër profesional dhe etik në ruajtjen e autenticitetit të këtij materiali. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Avni Tahiri

You may also like