Prokuroria Speciale pritet të paraqesë dosje paraprake në rastin e Thaçit e të tjerëve deri më 17 dhjetor

by admin
Spread the love

Prokuroria e specializuar e Kosovës me seli në Hagë, ka njoftuar se pritet të paraqesë akuza të konkretizuara kundër secilit prej katër ish-krerëve të UÇK-së që gjenden në Hagë.

Në njoftim thuhet se prokuroria do të paraqesë parashtrim paraprak deri më 17 dhjetor, përcjell Klankosova.tv.

Përmbledhja e procedurës paraprake paraqitet nga prokuroria para fillimit të gjykimit pasi të ketë përfunduar hetimin dhe të zbulojë të gjitha provat e aktakuzës për mbrojtjen.

Prokuroria gjithashtu i ka kërkuar gjyqtarit të procedurës paraprake t’i jepte një afat shtesë deri më 28 janar 2022, për të shkruar një listë të të gjitha provave kundër Thaçit dhe të tjerëve.

Tutje thuhet se lidhur me këtë rast, më shumë se 9,500 prova janë zbuluar deri më tani.

You may also like