Prokuroria ngre padi kundër tre personave për vrasjen e hendbollistit kroat Denis Tot

by admin
Spread the love




Prokuroria e Shkupit ka ngritur aktpadi ndaj 3 personave të dyshuar për vrasjen e hendbollistit kroat Denis Tot. I ndjeri Tot u rrah për vdekje para diskotekës “Privilixh” në Parkun e Qytetit në Shkup.
“Të akuzuar, më 7 prill para një klubi të natës në Parkun e Qytetit në Shkup, bashkërisht e kanë ndarë nga jeta të dëmtuarin Denis Tot. Pas një zënke të shkurtër, që të tre i kanë dhënë më shumë goditje dhe lëndime të rënda trupore, nga të cilat tek i ndjeri fillimisht është shkaktuar gjendje kome, ndërsa ditën e ardhshme ka ndërruar jetë”, konstaton prokuroria.
Të dyshuar për vrasje janë Anxhelo Gjorgievski, Klementina Levkovska dhe Andrej Kostovski, ndërsa akuzohen për veprën penale “vrasje” sipas nenit 123, paragrafi 1 në lidhje me nenin 22 të Kodit Penal, sipas të cilat “Ai që privon tjetrin nga jeta, do të dënohet me të paktën 5 vjet burg”. /SHENJA/


You may also like