Prokuroria kërkoi dënimin me burg për Rashkovskin dhe ndalimin e uhstrimit të profesionit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Prokurorja Ivana Trajçeva, e cila vepron në rastin e njohur në opinion si “Softueri”, ku akuzohet ish-sekretari i përgjithshëm i Qeverisë Dragi Rashkovski dhe persona të tjerë, dha fjalët përmbyllëse. Trajçeva, kërkoi që Rashkovskit të dënohet me burg për të njëjtin rast, të akuzuarit të kompensojnë dëmin në shumë prej 18.794.137,00 denarë për përfitim nga buxheti i shtetit, dhe të dy profesorët universitarë, njëri prej tyre Dragi Rashkovski, duhet të dënohen me ndalim të ushtrimit të profesionit, veprimtarisë ose detyrës.

Rasti për Raskovskin u zbulua nga mediat pasi në mars të vitit 2021 u bë e ditur se Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë kishte blerë softuer për kundërvajtje në trafik në vlerë prej 81 mijë eurosh, por asnjë institucion as nuk e kishte kërkuar dhe as e kishte përdorur dhe se para se ta blinte, si Sekretar i Përgjithshëm i Qeverisë, ai personalisht ka zhvilluar një softuer të tillë për gjobat në trafik dhe e ka licencuar atë.


You may also like