Prokuroria e Speciales refuzon t’i pranojë si fakte masakrat e Serbisë në Kosovë – Shqip

by admin
Spread the love

Një prokurori që ka marrë mandatin nga Kosova, Prokuroria e Specializuar në Hagë, çuditërisht nuk është pajtuar me një listë krimesh të kryera nga Serbia në Kosovë – krime që botërisht janë njohur nga bota demokratike.

Të gjitha ekipet mbrojtëse të krerëve të UÇK-së, bashkarisht kanë dërguar një listë prej 135 fakteve të ndërlidhura me krimet e kryera nga forcat serbe, gjatë luftës së viteve 1998/1999.

Kjo listë përfshinte edhe detaje nga masakrat që kanë tronditur edhe botën perendimore, e mbi të cilat është vendosur edhe ndërhyrja e NATO-s kundër Serbisë, dhe në atë kohë pushtetit të Slobodan Millosheviqit.

Në këtë listë të parashtruar të mbrojtjes janë përmendur Masakra ndaj familjes Jashari në Prekaz, Masakra e Recakut, Masakra në Çikatovë të Vjetër dhe Masakra e Mejës.

Në një shkresë të ekipeve mbrojtjes, e publikuar në faqen e Gjykatës Speciale, bëhet e ditur se Zyra e Prokurorisë së Specializuar, e drejtuar deri para pak ditësh nga Jack Smith, nuk është pajtuar me listën që fakton 135 masakra.

“Me 10 nëntor 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka informuar Mbrojtjen se ajo nuk do të pajtohet me faktet e proporuzara nga propozimi i përbashkët i mbrojtjes”, thuhet në këtë shkresë.

Deri me sot, vetëm Serbia dhe Rusia kanë mohuar masakrat në Kosovë, duke tentuar që përmes propagandës të thonë se masakrat nuk kishin ndodhur – e madje shpesh herë duke u përpjekur të akuzojnë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe bashkësinë ndërkombëtare se i kanë inskenuar për ta arsyetuar bombardimin e NATO-s.

You may also like