Prokurorët e SPAK kërkojnë mandat të pakufizuar: Nuk mund të luftohet korrupsioni me mandat 9-vjeçar, të ndryshohet ligji

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Përmes një kërkese drejtuar Kuvendit të Shqipërisë dhe për dijeni KLP, EURALIUS, OPDAT dhe Ambasadës Amerikane në Tiranë, prokurorët e Prokurorisë së Posaçme kërkojnë që të kenë mandat të kufizuar. Me ligjin aktual ata kanë mandat 9-vjeçar dhe pas 7 vitesh do të duhet të ikin nga ky pozicion. Por në letër, ata kërkojnë që të jenë me mandat të përhershëm, siç kanë prokurorët e tjerë. Sipas tyre, pas 9 vitesh ata mund të bien pre e presioneve dhe janë të rrezikuar duke qenë se kanë të bëjnë me grupe kriminale dhe zyrtarë të lartë.

“Kushtetuta dhe Ligji nr.95/2016 parashikon që prokurorët e SPAK kanë një mandat 9 vjeçar, pa të drejtë përsëritje. Ndërkohë gjyqtarët e Gjykatës të Posaçme të Shkallës së Parë dhe Gjykatës të Posaçme të Apelit nuk e kanë një kufizim të tillë, po ashtu dhe gjithë prokurorët e tjerë në sistemin e prokurorisë nuk kanë një kufizim të tillë. Një zgjidhje e tillë ligjore mendojmë se është e gabuar për disa arsye: 1.1. Domosdoshmëria për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar nuk mund të kufizohet në kohë. Eksperienca botërore ka treguar se korrupsioni dhe krimi organizuar nuk mund të zhduken, por duhet duhen luftuar nga strukturat shtetërore në mënyrë të vazhdueshme dhe me efektivitet gjithmonë në rritje. Krijimi dhe funksionimi i strukturave të specializuara (në rastin tonë SPAK) është një garanci për të pasur sukses në këtë luftë”, thuhet në letër.

Më tej theksohet se shteti shqiptar dhe bashkëpunëtorët tanë ndërkombëtarë kanë investuar dhe po vazhdojnë të investojnë fuqimisht në rritjen e kapaciteteve profesionale dhe funksionale të prokurorëve të posaçëm. Sipas SPAK, në kushtet që prokurorët e posaçëm kanë mandat të kufizuar, ky investim do të duhet të përsëritet me grupin e ri të prokurorëve që do të përzgjidhen pas mbarimit të mandatit të prokurorëve ekzistues.

“Nisur nga eksperiencat e mëparshme apo ekzistuese me funksionet me mandat të kufizuar është konstatuar se vitin e fundit të mandatit funksionarët fillojnë dhe mendojnë për të gjetur zgjidhje të favorshme punësimi pas mbarimit të mandatit. Kjo gjë normalisht shoqërohet dhe me rënie të intensitetit dhe efektivitetit në punën qe ata bëjnë. 1.4. Procesi i përzgjedhjes së prokurorëve të posaçëm i zhvilluar nga KLP-ja ka konsumuar shumë kohë dhe energji të këtij institucioni, por dhe kohë e energji të partnerëve ndërkombëtarë që kanë monitoruar dhe këshilluar gjithë procesin e përzgjedhjes”, thuhet në letër.

You may also like