Projektligji për Institutin e krimeve të kryera gjatë luftës votohet në Qeveri

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e radhës ka miratuar Projektligjin për Institutin e Krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, raporton Shqip.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se verifikimi i të dhënave që dëshmojnë krimet e kryera i kontribuojnë në veçanti përmbushjes së të drejtës së viktimave dhe shoqërisë për të ditur të vërtetën, të drejtën në drejtësi dhe për garantim të mospërsëritjes.

Pas miratimit, kryeministri Albin Kurti, deklaroi se vetëm duke respektuar të kaluarën mund të ketë një të ardhme të ndritur.

“Instituti i krimeve të kryera gjatë luftës do të themelohet në kuadër të Zyrës së Kryeministrit. Vetëm me respektimin e duhur të së kaluarës mund të kemi një të ardhshme të ndritur”, ka thënë Kurti.

You may also like