Projektligji për Arkivat mundëson ndëshkimin e institucioneve që nuk i ruajnë dokumentet e vlefshme (VIDEO)

by admin
Spread the love

Nëse bëhen bashkë të gjitha dosjet e Arkivit Shtetëror, do t’i mbulonin tetë kilometra. Gjatësia do të mund të ishte më e madhe, nëse institucionet do t’i kishin ruajtur më mirë dokumentet me vlerë të përhershme.

Mirëpo tash e tutje, me projektligjin e ri, kjo agjenci e shton kontrollin, por edhe gjobat. Kryeshefi i Agjencisë Shtetërore të Arkivave Shtetërore, Bedri Zyberaj, tregon se do të ketë masa ndëshkimore ndaj të gjithë fondkrijuesve që nuk kujdesen për dokumentet që kanë vlerë të përhershme arkivore, e që nuk i dorëzojnë ato me kohë.

Ligji i ri u miratua në parim në Kuvend, të mërkurën, me pajtim të pozitës e opozitës.

Sipas ministrit Hajrulla Ceku, kjo ndikon edhe në arkivat që nuk gjenden në Kosovë.

Megjithëse projektligji nuk e mundëson marrjen e dokumenteve nga Serbia, pasi duhen marrëveshje të veçanta, Zyberaj sqaron se puna lehtësohet me tjera shtete. Ky shton se kosova ka interes që t’i marrë dokumentet e mërgimtarëve që kanë vepruar kaherë në vendet tjera.

Veç projektligjit, deputetët shprehën shqetësim edhe për infrastrukturën e Arkivit. Zyberaj thotë se telashet më të mëdha i kanë në Arkivat Ndërkomunalë, pasi nuk kanë objekte adekuate.

Sipas vlerësimeve, janë edhe 25 kilometra dosje të arkivueshme, që gjenden nëpër institucionet e vendit.

You may also like