Projektligji, BE synon t’i bëjë pajisjet mobile më rezistente dhe të lehta për t’i riparuar

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Në një projektligj të ri të propozuar, Komisioni Europian do të vlerësojë mundësinë për të detyruar prodhuesit e smartphone-ve dhe tablet-ëve t’i bëjnë pajisjet e tyre më rezistente dhe të lehta për t’i zëvendësuar.

Propozimi synon të reduktojë mbeturinat elektronike (ewaste) dhe nëse do të miratohet, Komisioni Europian thotë se do të ulë mbetjet e karbonit që janë të barabarta me 5 milionë makina në rrugë.

Propozimi përqendrohet te bateritë dhe te pjesët e zëvendësueshme. Prodhuesit do të detyrohen të sigurojnë të paktën 15 komponentë të rëndësishëm për çdo pajisje, pesë vjet pas daljet në treg. Këto komponentë përfshijnë bateritë, ekranet, rikarikuesit, mbajtësin e kartës së memories dhe SIM.

Ndër të tjera, projektligji parashikon që prodhuesit të sigurojnë ruajtjen 80 për qind të kapacitetit të baterisë pas 1000 cikleve të rikarikimit, ose të ofrojnë bateri për 5 vjet. Edhe azhurnimet e software nuk duhet të kenë efekt negativ në kohëzgjatjen e baterisë. Këto rregulla nuk do të zbatohen te pajisjet e sigurisë ose ato rollable/foldable.

Environmental Coalition on Standards (ECOS) thotë se, edhe pse projektligji është i arsyeshëm dhe nxitës, ai duhet të shkojë edhe më tej.

Për shembull, ECOS mendon se përdoruesit duhet të kenë të drejtën e zëvendësimit të baterisë gjatë një cikli jete në pesë vjet, si dhe garancinë se kohëzgjatja do të jetë të paktën 1000 cikle rikarikimi të plota.

Ndër të tjera sugjerohet që përdoruesit të kenë mundësinë të riparojnë vetë pajisjet e tyre, pa qenë nevoja për ta çuar në dyqanet e riparimit.

Nëse gjithçka shkon sipas parashikimeve, Komisioni do të përfshijë etiketa të reja të ngjashme me ato të TV, makinave larëse dhe pajisjeve të tjera elektronike shtëpiake.

Këto etiketa do të tregojnë kohëzgjatjen e pajisjes, mbrojtjen nga uji dhe pluhuri, rezistencën ndaj rënieve, dhe natyrisht kohëzgjatjen e baterisë gjatë ciklit të jetës së pajisjes.

/GSMArena

You may also like