Projekti “uniforma ime”/ Bluzën e kombëtares do e përfitojnë 14 mijë fëmijë që luajnë futboll

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Federata Shqiptare e futbollit ka nënshkruar kontratën e re 6-vjeçare me sponsorin e saj teknik, një kontratë nga e cila do të përfitojnë të gjithë fëmijët në vendin tonë dhe të gjithë të rinjtë që luajnë futboll sic thotë edhe presidenti i FSHF, Armand Duka.

“Në kontratën e re do të shtohet edhe projekti “Uniforma ime” i cili konsiston në dhënien falas të uniformave për çdo individ që luan futboll në Shqipëri”, tha Armand Duka.

Për këtë projekt, nga i cili do të përfitojnë rreth 14.000 fëmijë, FSHF do të paguaj 1 milion euro, por nga kontrata e re numri 1 i futbollit në vend tregon edhe përfitimet që do të kenë nga kontrata e re.

“Përfitimi i Federatës Shqiptare të Futbollit nga kontrata e re do të jetë 4 milion euro, një shifër goxha e konsiderueshme për një federatë modeste si kjo e jona”, u shpreh Duka.

Ndërkohë ditën e premte përfaqësuesja kuqezi do të zhvillojë ndeshjen e dytë të ligës së Kombeve përballë Izraelit në stadiumin “Air Albania”.

“Përfitojë nga rasti që nesër në një stadium të mbushur plot me spektatorë të kemi një rezultat pozitiv në ndeshjen me Izraelin, një nga ndeshjet më të rëndësishme të vitit. Një rezultat pozitiv nesër i hap shumë perspektiva positive ekipit tonë kombëtarë dhe futbollit në përgjithësi. Kështu që ju bëj thirrje të gjithëve të vijnë tam mbështesin ekipin në stadium”, tha Duka.

Në të vërtetë interesimi për këtë ndeshje është relativisht I lartë ku deri në mesditën e së enjtes janë shitur rreth 11 mijë bileta.


Top Channel

You may also like