Projekti “Ngjyrat e jetës” në Kosovë i studentes shqiptare Yllka Kurteshi nga Zvicra

by admin
Spread the love

Në një emision të Televizionit ATV, ishte e ftuar edhe studentje shqiptare nga Zvicra, Yllka Kurteshi me prejardhje nga Gjilani. Tema e saj e diplomimit është “Ngjyrat e jetës”, ndërsa është duke studiuar edukimin fillor në vitin e tretë. Në Kosovë ajo ka shkuar me këtë projekt, i cili ka për qëllim t`i bëjë bashkë fëmijët, por poashtu edhe prindërit, për të shqyrtuar hallet e tyre, me temën “Puna edukative në ambient të hapur”. Frymëzimi i saj vjen nga një filozof dhe pediatre franceze, transmeton portali Shtegu. Në Kosovë ajo do të qëndrojë dhjetë ditë dhe projektin e saj do ta mbajë nëoër shkolla fillore, por edhe nëpër ambiente të hapura, siç janë parqet publike. Për më tepër, ju ftojmë ta ndiqni emisionin e Televizionit ATV, me Yllka Kurteshin, e cila flet një gjuhë të përsosur shqipe, përkundër se është lindur dhe rritur në Zvicër:

You may also like