Programi për ardhmëri evropiane – Në 2030 RMV-ja në BE! – Shqip

by admin
Spread the love

LSDM PUBLIKON PROGRAMIN DHE KANDIDATËT

Premtime ambicioze por reale, jemi të përkushtuar për rrugën evropiane, BE-ja nuk ishte korrekte me Maqedoninë, por s`ka alternativë tjetër për vendin. Ky ishte mesazhi i kreut të LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, gjatë promovimit të “Programit për ardhmëri evropiane” dhe kadidatëve për deputetë të LSDM-së dhe koalicionit.

“Në këto zgjedhje do të fitojë ideja për ardhmëri më të mirë evropiane. Në këto zgjedhje Koalicioni për ardhmëri evropiane do ta fitojë besimin e qytetarëve për të formuar qeverinë e re proevropiane. Shkojmë bashkë përpara dhe themi – nuk heqim dorë nga e ardhmja”, tha Kovaçevski.

Lideri socialdemokrat u zotua se në vitin 2028 pensioni minimal do të jetë 20.000 denarë, kurse ajo mesatare 30.000. Por jo vetëm kaq! Çdo pensionistët për Vitin e Ri do të mbështetet edhe nga 6.000 denarë.

Me hyrjen në BE, sipas Kovaçevskit, paga mesatare do të jetë 1.300 euro kurse ajo minimale – 800 euro.

Sipas tij, plani i qëndrueshëm dhe konkret prezantohet në programin e tyre zgjedhor.

“Është program për të gjithë, për të rinjtë, pensionistët, bujqit, bizneset, punëtorët, personat me pengesa, gratë, burrat, Shqiptarët, Maqedonasit, Turqit, Romët, Boshnjakët, Vllehët, për të gjithë që jetojnë në këtë vend. Ne treguam se është e mundshme të ketë rezultate të mira, të punohet me përkushtim për një të nesërme më të mirë”, tha Kovaçevski.

Në Kongresin e 28-të që u mbajt të shtunën e kaluar, LSDM-ja konfirmoi listat për deputetë dhe bartësit e tyre.

Dimitar Kovaçevskin dhe Monika Zajkova në Njësinë e Parë Zgjedhore, Oliver Spasovski dhe Fatmir Bytyqin në njësinë e dytë, Sanja Lukarevskën dhe Lupço Nikolovski në njësinë e tretë zgjedhore, Venko Filipçen dhe Jovanka Trençevskën në të katërtin, Jovan Mitreski dhe Bisera Kostadinovska në njësinë e pestë dhe për Njësinë e 6-të Zgjedhore, Slavjanka Petrovska dhe Agron Demiri.

Të mërkurën, LSDM-ja nënshkroi marrëveshje koalicioni me 13 parti tjera, duke zyrtarizuar “Koalicionin për të ardhme evropiane” me synimin që deri në vitin 2030, Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare e BE-së./Indeks.mk/

You may also like