Profesori amerikan: Nëse SHBA e BE nuk angazhohen për zgjidhje përfundimtare veriu do të ketë gjithmonë probleme

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Profesori në Universitetin e New York-ut, Alon Ben-Meir, ka folur rreth zhvillimeve në veriun e Kosovës.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, duhet të angazhohen rreth zgjidhjes përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.

Ben-Meir, theksoi se në të kundërtën veriu do të jetë gjithmonë problem.

“Nuk do të ketë zgjidhje për konfliktin midis vendeve për qeverisjen e kësaj zone, nëse nuk fokusohen, me mbështetjen dhe ndërmjetësimin e BE-së dhe SHBA-së, në arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare”, thotë profesori amerikan.

Profesori amerikan përmend edhe një nga arsyet e problemit atje.

“Konflikti parësor mes Kosovës dhe Serbisë momentalisht është statuti i Bashkësisë së Komunave Veriore Serbe në veri të vendit”, theksoi ai.

“I njëjti problem do të jetë pikëndezje edhe për muajt e ardhshëm. ShBA dhe BE duhet të angazhohen maksimalisht për zgjidhje përfundimtare”, tha Alon Ben Meir.

 

You may also like