Produksioni na ka njoftuar se…

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Luiz Ejlli është pa dyshim një nga personazhet më të pëlqyer dhe më të komentuar të këtij edicioni të dytë të Big Brother VIP. Edhe pse ai nuk e di impaktin e tij në publik, duket se ‘lu.fta’ për këngëtarin po ndodh pikërisht jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Dhe çdo gjë ka të bëjë me Instagram-in e kēngetarit.

Nga Luiz Ejlli, llogaria e tij u kthye në Ina Ejlli dhe kjo sepse sipas menaxhuesve të Instagram-it të tij, morra dhe shoqja, faqja është tentuar të merret nga Top Channel pasi këta të fundit pretendojnë se kanë të drejtat e lidhje me emrin dhe administrimin. Kunati i Luizit, Sokol Tahiri, ka reaguar së fundmi në Instagram, ku informon se produksioni i ka kontaktuar dhe u ka thënë se të drejtat në lidhje me emrin dhe administrimin i takojnë Top Channel, por thekson se për këtë nuk u kanë paraqitur asnjë dokument.

“Të nderuar fansa të Luizit.Duke ju përgjigjur interesimit të madh nga ana juaj po ju informoj se nga faqja zyrtare e Luizit që menaxhohej nga shoqja dhe motra e tij,janë bllokuar fotografitë dhe informacionet e tjera që kanë të bëjnë me veprimtarinë e Luizit në Big Brother,pasi në një komunikim me produksionin e këtij show na është njoftuar që të drejtat në lidhje me emrin dhe administrimin e kanë kaluar Top Channel. 

Në çfarë forme dhe akti juridik është kryer kjo,mua nuk më është komunikuar ndonjë dokument.Megjithatë në gjithë këtë histori e rëndësishme është që ne të mbështesim Luizin dhe të shijojmë lojën e tij.Pastaj kur të përfundoj loja do të sqarohen roli dhe qëllimi i secilës palë.Edhe njëher ju falenderoj për interesimin dhe mbështetjen që keni dhënë për Luizin.

You may also like