Produksioni i Big Brother VIP bie në kundërshtim me veten

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Dy orë para spektaklit të Big Brother VIP, produksioni përmes një zarfi të bardhë informoi banorët se rastet me Covid-19 jashtë janë rritur dhe se më nuk do të ketë më kontakt me njerëz të tjerë.

“Nuk do të lejohet më të keni kontakt fizik me të ftuarit, këngëtarë, familjarë apo make-up artist. Gjithashtu për procedurë sigurie sot do të bëni të gjithë testin e Covid-it”, thuhej në zarf.

Por, dy orë pas fillimit të spektaklit ky vendim i marrë nga vetë produksioni bie poshtë.

Ka qenë surpriza për aktoren nga Tropoja, Arjola Demirin, ajo e cila ka hedhur poshtë vendimin që vetë produksioni mori para spektaklit.

Arjola u surprizua nga nëna e saj në dhomën e surprizave brenda shtëpisë së Big Brother VIP, duke pasur kështu kontakt fizik me të.


Theksojmë se dyshimet për të infektuar me Covid-19 janë tek banorja, Beniada Nishani, e cila ka dy ditë që është sëmurë.


You may also like