Prodhuesi i dytë më i madh i naftës në Rusi kërkon ndaljen e luftës në Ukrainë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Prodhuesi i dytë më i madh rus i naftës, Lukoil, po bën thirrje për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë.

Në një deklaratë në faqen e tij të internetit, kompania ka thënë se ishte e shqetësuar nga “ngjarjet tragjike në Ukrainë” dhe mbështeti negociatat për t’i dhënë fund konfliktit.

Bordi i kompanisë ka bërë thirrje për “ndërprerjen e menjëhershme të konfliktit të armatosur dhe mbështet plotësisht zgjidhjen e tij nëpërmjet procesit të negociatave dhe nëpërmjet mjeteve diplomatike”.

Kompania mendohet të jetë një nga firmat e para të mëdha ruse që ka folur kundër pushtimit.

Rruga Press

You may also like