Problemet vazhdojnë për Bale, Ancelotti e vendos në shitje

by admin
Spread the love

Carlo Ancelotti i ka humbur durimi me Gareth Bale.

Sipas asaj që raporton El Nacional, Uellsiani i ka ditët e numëruara te Los Blancos dhe mund të largohet që në janar.

Lojtari nuk po luan rregullisht te Real Madridi dhe për më shumë është edhe i lënduar, dhe të gjitha këto po e penalizojnë atë, madje as Ancelotti nuk e do më dhe kërkon ta largojë që në janar.

Ancelotti ka gjetur një formulë tjetër në fazën ofensive dhe nuk do që me kthimin e Bale, të krijohen debate se përse nuk luan shumë ose pak, andaj beson se largimi është zgjidhja më e mirë.

Bale është në vitin e fundit të kontratës dhe një gjë është e sigurt, nëse jo në janar, ai do të largohet në qershor, kur t’i skadojë kontrata.

Bale ka pasur një sezon të parë mbresëlënës, por më pas gjithçka ndryshoi dhe shumë shpesh është kritikuar për jo profesionalizëm, derisa lëndimet e kanë lënë shumë jashtë fushave.

32-vjeçari numëron vetëm 254 paraqitje me Realin teksa po luan sezonin e tetë, dhe ka shënuar 106 gola.

You may also like