Problemet me tatimet, Interi ka borxhin më të madh, si renditen klubet e tjera të Serie A

by admin
Spread the love

Pandemia e Covid-19 solli pasoja shumë të rënda për të gjithë ekonominë globale dhe sigurisht edhe për botën e futbollit. Shumë klube patën probleme me bilancet e tyre dhe një pjesë e mirë u detyrua të bënte marrëveshje me qeverinë e vendit të tij.

Diccka e tillë ndodhi edhe në Serie A ku shumë klube nuk kishin mundësi të paguanin tatimet dhe për këtë arsye bënë një marrëveshje për t’i paguar pas dy vitesh. Ndërkohë që data finale për të paguar tre këstet e para është pikërisht 22 dhjetori dhe sipas asaj që raportohet nga Calcio e Finanza klubet duhet të kryejnë depozitimet e tyre për të mos pasur më pas penalitete.

Gazeta prestigjioze italiane e specializuar për ekonomikë ka publikuar edhe ekipet që janë më shumë debitor për të paguar tatimet. Interi mban vendin e parë me 50 milionë euro, i ndjekur nga Lazio e Roma me 40 dhe 38 milionë euro. Juventusi i detyrohet shtetit italian 30 milionë euro.

Nga ekipet “big” klubi që është më pak debitor është Milani i cili detyrohet vetëm 10 milionë euro. /oversport.tv

Foto: Inter, Facebook

You may also like