Probleme teknike, kartelat pagesore VISA dhe MasterCard nuk mund të shfrytëzohen në bankomat në RMV

by admin
Spread the love

Asociacioni i Bankave të Maqedonisë njofton se për shkak të problemeve teknike, kartelat pagesore VISA dhe MasterCard nuk mund të shfrytëzohen bankomatët dhe të paguhet me këto lloje të kartelave.

Nga Asociacioni theksojnë paratë e të klientëve janë në bankat e tyre dhe se të njëjtat mund të tërhiqen në filiale.

“Anëtarët e Asociacionit të Bankave të Maqedonisë janë në komunikim intensiv me markat e kartelave VISA dhe MasterCard, dhe nga analizat e deritanishme mund të thuhet se shkaku i problemit nuk ka të bëjë me operatorët kombëtarë të telekomit, e as me sistemet individuale të bankave”, thonë nga Asociacioni.

You may also like