Probleme në zemër, tërhiqet nga futbolli mesfushori brazilian

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Lucas Leiva është tërhequr nga futbolli aktiv në moshën 36-vjeçare. Mesfushori nisi karrierën te Gremio.

Më pas u transferua në Europë, aty ku luajti me skuadra si Liverpool dhe Lazio.

Gjatë karrierës së tij e veshi 22 herë fanellën e kombëtares së Brazilit. Verën e vitit të kaluar ai u rikthye te Gremio. Leiva u detyrua ta mbyllte me futbollin aktiv për shkak të problemeve në zemër.

Shëndeti im është i pari. Dua të falënderoj Gremion.  Sot po shpall tërheqjen time nga futbolli. Po e përfundoj karrierën time në klubin ku doja, por jo ashtu siç doja.

Një forcë madhore më detyroi ta mbyll me futbollin. Kthej kokën pas dhe ndihem falënderues për karrierën që kam ndërtuar. U largova nga shtëpia në moshën 14-vjeçare për të realizuar ëndrrën time.

Dhe ia dola. Faleminderit të gjithë fansave në mbarë botën! Ju përqafoj të gjithëve”, lexohet në letrën zyrtare të Lucas Leiva-s.


Top Channel

You may also like