Prizreni e shpall Qytetar Nderi ish-presidentin kroat Mesiq

by admin
Spread the love

Kuvendi i Komunës së Prizrenit, në një seancë solemne, e ka shpallur ish-presidentin e Kroacisë, Stipe Mesiq, Qytetar Nderi të Prizrenit.

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, tha se është nder që Prizreni i jep këtë titull ish-presidentit kroat.

“Është president që ka lënë gjurmë për mbështetje ndaj shqiptarëve”, tha Totaj, në ceremoninë e organizuar me këtë rast.

Mesiq është cilësuar mik i pazëvendësueshëm, kontribuues i pashembullt, njeri i jashtëzakonshëm e politikan që ka lënë gjurmë në historinë e Ballkanit në mbështetjen të popullit shqiptar.

“Prandaj, sot, të gjithë së bashku jemi mbledhur që ta nderojmë një personalitet të jashtëzakonshëm si presidenti Stjepan Mesiq dhe t’i shprehim edhe një herë mirënjohjen, në emër të popullit tonë, për gjithçka që ai ka bërë për shqiptarët kudo qe janë”, tha kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj.

“Në cilësinë e Presidentit të fundit të ish-Jugosllavisë, në kohën më të vështirë për shqiptarët, kur regjimi i Millosheviqit kishte filluar të përdorte dhunën sistematike, ndalimin e shkollave shqipe dhe shtypjen e shqiptarëve, z. Mesiq publikisht kundërshtoi fuqishëm regjimin e padrejtë të Millosheviqit, që më vonë shkaktoi dhe një ndër luftërat më të dhimbshme dhe të përgjakshme në Evropë”, u shpreh Totaj.

Mesiq iu falënderua qytetarëve të Prizrenit si dhe kryetarit Totaj, për nderin që iu bë.

“Jam jashtëzakonisht i nderuar për pritjen që ma bëtë sot. Falënderoj Kryetarin Shaqir Totaj i cili ka një vizion prej evropiani dhe marrëdhënien tonë do ta fuqizojmë edhe më shumë me Prizrenin dhe qytetarët e tij”, theksoi Mesiq.

“Kam punuar gjithmonë në bashkëveprim me ligjin dhe me njerëzoren, gjë që e kam shfaqur haptas edhe për shqiptarët e Kosovës gjatë gjithë kohës. Mendoj se Evropa duhet ta kuptoj se sa më parë që bashkon Kosovën në gjirin e saj, nuk do t’i ndihmojë vetëm shqiptarëve, por, edhe vetës së saj, pasi shqiptarët janë popull evropian, jo vetëm me pozitë gjeografike”, shtoi ish-presidenti kroat.

Të dyja delegacionet shkëmbyen dhurata gjatë takimit të sotëm. Ndër to, Kryetari Totaj i dhuroi Presidentit Mesiq “Vrapuesen e Prizrenit” të punar me filigran, që është vepër unike dhe ndër veprat më të bukura të skulpturës së imët, jo vetëm në Kosovë, por edhe në Gadishullin Ilir e që është gjetur në Prizren.

Kujtojmë se gjatë presidencës së Mesiqit, Kroacia e kishte njohur pavarësinë e Kosovës, duke krijuar marrëdhënie të shkëlqyeshme të miqësisë dhe bashkëpunimit mes dy shteteve.

May be an image of 6 people and people standing
May be an image of 3 people, people standing, flower and outdoors
May be an image of 2 people and people standing
May be an image of 9 people, people standing and suit

You may also like