Pritjes i erdhi fundi: Rikthehet Serie A në Oversport dhe Tibo, të shtunën nis sezoni i ri

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Pritjes i erdhi fundi. Të shtunën do të startojë sezoni i ri i kampionatit italian të futbollit, një event që transmetohet live dhe ekskluzivisht në kanalet Oversport në platformën Tibo. Java e parë e kampionatit është e ndarë në 3 ditë dhe kalendari ka dhuruar sfida shumë interesante që në ndeshjen e parë.

Kampionët në fuqi të Serie A, kuqezinjtë e Milanit do të presin në “San Siro” Udinesen në orën 18:30 në ndeshjen hapëse të sezonit, me synimin e vetëm, ruajtjen e kurorës së fituar një vit më parë. Në po të njëjtin orar, do të luhet edhe ndeshja Sampdoria-Atalanta.

Në mbrëmje në orën 20:45 është radha e zikaltërve të Interit për të zbritur në fushën e blertë. Djemtë e Inzaghit do të nisin kampionatin në transfertë kundër Lecces. Në të njëjtin orar Monza do të presë Torinon në shtëpi në debutimin historik në elitën e futbollit italian.

Të dielën do të luhen katër sfida të tjera të Serie A. Dy skuadra e kryeqytetit do të zbresin në fushën e blertë. Lazio do të presë në shtëpi Bolognan, ndërsa Roma do të luajë në transfertë përballë Salernitanës. Fiorentina-Cremonese dhe Spezia-Empoli janë dy takimet e tjera të ditës.

Java e parë e kampionatit italian do të mbyllet të hënën e 15 gushtit. Në orën 18:30 Napoli do të luajë në transfertë përballë Veronës, ndërsa në mbrëmje bardhezinjtë e Juventusit do të nisin sezonin në shtëpi përballë Sassulos.

Të gjitha takimet e kësaj jave, si dhe të gjithë sezonin e Serie A mund ta ndiqni vetëm në Oversport dhe Tibo.

You may also like