Pritjes i erdhi fundi, Eriksen do të debutojë me Brentford kundër Newcastle

by admin
Spread the love

Pritjes po i vjen fundi: 8 muaj pas goditjes së fortë që pësoi në zemër gjatë sfidës Danimarkë-Finlandë në Euro 2022, Christian Eriksen është gati për tu rikthyer në fushën e lojës.

Trajneri i Brentford, Thomas Frank në prag të sfidës kundër Newcastle ka deklaruar: “Christian do të jetë pjesë e skuadrës dhe do të zbresë në fushë të shtunën. Është një ditë e madhe për të gjithë ne, por veçanërisht për të dhe familjen e tij”.

Nuk dihet nëse danezi do të nisë lojën si titullar apo jo, por lajmi i dhënë nga tekniku i “bletëve” ka gëzuar të gjithë tifozët e Brentfordit. / Oversport.tv

Foto: Brentford FC Twitter

You may also like