Pritje deri në 1 orë e gjysmë në Merdare

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Mëngjesi i së enjtes është i qetë në shumicën prej pikë kalimeve kufitare të vendit, si në hyrje ashtu edhe në dalje.

Përjashtim bën vetëm pikë kalimi kufitar Merdare ku pritjet në dalje janë deri në një orë e gjysmë ndërsa kolona e automjeteve është deri në 1 kilometër. Ndërsa në hyrjet pritjet nuk shkojnë më shumë se 10 minuta.

Në pikë kalimin kufitar Dheu i Bardhë pritjet në hyrje janë deri në 10 minuta ndërsa nuk raportohen kolona. Ndërsa në dalje pritjet shkojnë deri në 50 minuta ndërsa radha e automjeteve është 300 metra.

Në të gjitha pikë kalimet e tjera kufitare, në dalje, pritjet nuk shkojnë më shumë se 20 minuta, ndërsa në hyrje në asnjërën prej tyre nuk raportohen vonesa.

You may also like