Pritja mori fund! Monza bën mrekullinë, ngjitet për herë të parë në histori në Serie A

by admin
Spread the love

Monza e Silvio Berlusconit shkruan një faqe të lavdishme të historisë së saj, pasi për herë të parë do të luajë në Serie A. Skuadra e teknikut Giovanni Stroppa ka fituar 3-4 në kohën shtesë finalen e Play Off-it kundër Pisas dhe pas Lecce dhe Cremonese bëhet skuadra e tretë që do të luajë në elitën e futbollit italian sezonin e ardhshëm. Një sukses historik për klubin, që për herë të parë do të garojë në Serie A.

Një ndeshje dramatike është zhvilluar në “Arena Garibaldi”, aty ku Pisa dhe Monza përballen në finalen e Play Off-it, që vlen një vend në Serie A sezonin e ardhshëm.

Vendasit nisin shumë mirë sfidën dhe brenda pak minutash kalojnë në avantazh të dyfishtë. Reagojnë miqtë që ngushtojnë diferencën në pjesën e parë falë një goli të Machin, ndërsa në pjesën e dytë barazojnë shifrat me Gytkjaer.

Në minutën e 90-të Pisa shënon golin e tretë me Mastinu dhe çon sfidën në kohën shtesë (kujtojmë që ndeshja e parë përfundoi 2-1 për Monzan).

Në kohën shtesë miqtë përmbysin gjithçka, pasi shënojnë 2 gola me Gytkjaer dhe Marrone dhe falë këtij suksesi sigurojnë një vend mes më të mirave të Italisë sezonin tjetër. / Oversport.tv

Foto: AC Monza Twitter

You may also like