Pritet goditja e fuqishme ndaj ish presidentit: Qindra mijëra euro të shpenzuara për ndërhyrje estetike, SPAK bën lëvizjen urgjente ndaj Idajet Beqirit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar kallëzimin e avokatit Idajet Beqirit ndaj ish presidentit të Shqipërisë Ilir Meta. SPAK ka regjistruar kallëzimin ndaj Metës, për kuazat “fshehje të ardhurash” dhe “kurrupsion aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”.

Në kallëzim, Beqiri thotë se si avokat, por dhe si drejtues i Partisë së Unitetit Kombëtar, ka siguruar të dhëna që ngrenë “dyshime të arsyeshme se nga ana e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, janë konsumuar veprat penale të cituara në objektin e kallëzimit”. SPAK tashmë ka administruar të gjitha dokumentet që avokati ka depozituar në SPAK dhe pritet që të nisë verifikimin e të gjithë këtyre dokumenteve. Në kallëzim, sipas Beqirit thuhet se Meta Sipas Beqirit, Meta, Kryemadhi dhe fëmijët e tyre kanë kryer trajtime estetike që arrijnë vlera marramendëse në një klinikë private në San Marino.

Të dhënat e çiftit gjenden në kartelat mjekësore të spitalit dhe provohen me hyrje-daljet e sistemit TIMS, thotë ai dhe përmend një rast kur trajtimin estetik e ka bërë deputetja. Një tjetër pikë në akuzë thuet se sipas një trasferte që mban datën 4 qershor 2018, paguar nga një llogari anonime nga një bankë offshore në Qipro, trajtimi kap vlerën e 287.650 euro.

You may also like