Priten zhvillime të reja, Spartak Ngjela tregon si mund të zgjidhet konflikti në Partinë Demokratike

by admin
Spread the love

Avokati Spartak Ngjela ka folur për zhvillimet e brendshme në Partinë Demokratike, debatet e së cilës janë zhvendosur në Kuvendin e Shqipërisë.

Avokati Ngjela tha se në këtë situatë vetëm ligji elektoral mund t’i japë zgjidhje konfliktit brenda PD-së.

Deklarata e Ngjelës:

‘I ka përjashtuar nga grupi me Këshillim Kombëtar. Këtu do të ndahet shapi nga sheqeri dhe këtë e ndan ligji. Duhet forcë juridike dhe jo forcë fjalë. Përjashtimi i tyre është brenda statutit? Nga grupi di që të përjashton Këshilli Parlamentar. Tani do të shohim do të nxjerrë Saliu kandidatë për bashkitë, jo nuk ka për ta bërë, e vetmja gjë që mund të bëjë është të jetë i pavarur’, tha Ngjela, duke shtuar: ‘Nëse Berisha do ta kishte marrë selinë, do të merrte të gjithë bazën juridike brenda selisë. ‘Selinë nuk e mori dot. Tani çështja është ose të pavarur ose me një parti tjetër’, u shpreh më tej avokati.

You may also like