Priten goditje të bujshme? Përfaqësuesit e SPAK takohen me DEA-n, zbulojnë vendimin që kanë marrë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Gjatë vizitës në SHBA, përfaqësuesit e SPAK kanë zhvilluar takim me përfaqësues të DEA. Në takim u fol për bashkëpunim më efektiv, shkëmbim eksperiencash të informacionit me qëllim rritjen e efektivitetit të goditjes së grupeve kriminale që trafikojnë substanca narkotike. SPAK është i vendosur që të garantojë ndëshkim ndaj kujtdo dhe ndaj çdo pasurie me prejardhje nga trafiqet e drogës!

Prej datës 2 gusht, drejtuesi i SPAK, Arben Kraja, së bashku me prokurorin e posaçëm, Vladimir Mara dhe Drejtoreshën e BKH, Aida Veizaj janë në vizitë zyrtare në Ëashington të SHBA-së. Ata do takohen me zyrtarë të Departamentit Shtetit, Departamentit të Drejtësisë, FBI, DEA dhe institucione të tjera të zbatimit të ligjit në SHBA.

Qëllimi i vizitës është prezantimi i SPAK dhe arritjeve të tij, si dhe forcimi i bashkëpunimit të SPAK me institucionet e zbatimit të ligjit në SHBA, me synim rritjen e intesitetit të ushtrimit të ndjekjes penale ndaj krimit të organizuar, korrupsionit, pastrimit të parave dhe konfiskimit të aseteve kriminale në Shqipëri.

You may also like