Prishtinë: Kapet sasi e madhe e barnave pa banderola, arrestohen dy persona (FOTO)

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

598 lloje të produkteve mjekësore pa banderola janë kapur gjatë një aksioni të policisë.

Ky aksion është zhvilluar në shtatë barnatore të kryeqytetit derisa janë arrestuar dy persona, pronarë të barnatoreve.

“Ndaj tyre janë iniciuar rastet: ’prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore’, ‘kontrabandim i mallrave’ dhe “tregtia e ndaluar” dhe me aktvendim nga prokuroi të njëjtit dërgohen në mbajtje deri në 48 orë”, njofton policia përcjell Klankosova.tv

Dyshohet se sasia e barnave të kapur është e kontrabanduar dhe paraqet rrezik për shëndetin e qytetarëve.

Në operacionin policor, kanë marrë pjesë edhe dogana dhe inspektorët farmaceutik.

Policia barnat kontrabanda

 

You may also like