Prishtina nis fazën përgatitore në Turqi me transferimet e reja, mes tyre edhe ish-futbollisti i Lille

by admin
Spread the love

Kampionia në fuqi e Kosovës, Prishtina ka zbarkuar në Turqi për përgatitje të mëtutjeshme në prag të fillimit të stinorit pranveror.

Skuadra bardhekaltër sot është akomoduar në hotelin “Titanic” në Lara, derisa tashmë është kryer edhe stërvitja e parë nën drejtimin e trajnerit Abdulah Ibrakovic.

Fillimisht, futbollistët kanë kryer ushtrime të fitnesit, kurse pasdite planifikohen stërvitjet në fushat e kompleksit të hotelit.

Ndonëse ende nuk i ka zyrtarizuar, klubi më i madh në vend ka marrë me vete edhe përforcimet e reja.

Në mesin e ardhjeve të reja te Prishtina, janë edhe ish-futbollisti i Dritës dhe Lille, Agim Zeka si dhe ish-futbollisti i Feronikelit, Bujar Pllana.

You may also like