“Prishtina Destinacion Kulture”, Uran Ismaili flet me regjisoret Zana Hoxha dhe Burbuqe Berisha (VIDEO)

by admin
Spread the love

Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka publikuar edhe një episod të fushatës së tij nga “Prishtina Podcast”.

Tema e bisedës kësaj here ishte “Prishtina Destinacion Kulturor” me dy mysafiret e tij, regjisoret, Zana Hoxha dhe Burbuqe Berisha, njofton Klan Kosova.

“Këtë herë po folim për artin dhe skenën kulturore në Prishtinë. Me gjithë këtë talent që e ka kryeqyteti jonë, leht mundemi me u shndërru në kryeqendër rajonale për kulturë dhe art”, ka shkruar Ismaili.

Nga diskutimi me regjisoret Hoxha dhe Berisha, Ismaili ka treguar se kanë folur edhe për të kaluarën dhe të ardhmen e kulturës në Prishtinë.

Ndër të tjera, në këtë episod është folur edhe për shkëmbimin e shumë ideve, planeve e projekteve të përbashkëta për rritjen e audiencave për artin, kulturën dhe festivaleve, kalendarin vjetor të kulturës në Prishtinë, shpërndarjen e ngjarjeve të kulturës në shkolla e lagje të qytetit, kalendarin e përbashkët kulturor me Tiranën dhe tema të tjera.

Për detajet e këtij diskutimi, videon e plotë e gjeni më poshtë:

You may also like