Prioritetet çeke me kryesimin e BE-së para deputetëve

by admin
Spread the love




 Pas më shumë se dy muajsh nga fillimi i kryesimit me BE-së, në Kuvend do të prezantohen prioritetet e presidencës çeke.

Ambasadori i Republikës Çeke në Maqedoninë e Veriut, Jarosllav Ludva, siç ësjtë theksuar në ueb-faqen e Kuvendit, do t’i prezantojë Programin dhe Prioritetet për punën e Presidencës Çeke me Këshillin e Bashkimit Evropian për periudhën korrik – dhjetor të vitit 2022, para anëtarëve të Komisionit Evropian.

Motoja e presidencës çeke është “Evropa si detyrë: heto, ripërtërij, përforco”, ndërsa prioritetet e saj janë menaxhimi i shkëmbimit të refugjatëve dhe rindërtimi i Ukrainës pas luftës, siguria energjetike, forcimi i kapaciteteve evropiane mbrojtëse, qëndrueshmëria e ekonomisë evropiane dhe institucioneve demokratike.

Për 18 vite, aq është anëtare e BE-së, Republika Çeke kryeson për herë të dytë Unionin.

Republika Çeke e merr presidencën e BE-së nga Franca më 1 korrik, ndërsa nga 1 janari i vitit 2023 në krye të BE-së do të jetë Suedia.


You may also like