‘Princi’ indian i vaksinave blen shtëpinë më të shtrenjtë në Londër, 138 milionë paundë për vilën në Mayfair

by admin
Spread the love

Një milioner indian i njohur si ‘princi vaksinave’ raportohet se ka pranuar të paguajë 138 milionë paundë për një vilë në zonën ekskluzive Mayfair, që bëhet shtëpia me shtrenjtë në Londër këtë vit.

Blerja vjen pas investimeve të tyre milionere në kërkime për vaksina dhe qendra prodhimi, pranë qendrës që kanë në Oxford.

Në 2021, familja kishte premtuar 50milionë paundë për qendrën e kërkimit të vaksinave në universitetin e Oxford, pasi kishte prodhuar miliona doza të vaksinës Oxford/AstraZeneca.

Adar Poonawalla po ia blen shtëpinë Dominika Kulczyk, bijës së njeriut më të pasur në Poloni, Jan Kulczyk, me sipërfaqe rreth 8000 metra katrorë, e ndërtuar prej viteve 1920 në Hyde Park në kryeqytet.

Çmimi thuajse absurd e bën atë shtëpinë e dytë më të shtrenjtë të shitur ndonjeherë në Londër dhe më të shtrenjtën këtë vit.

Prona blihet në fakt nga kompania Serum Life Sciences, dega britanike e grupit indian prodhues të vaksinave Serum Institute, e zotëruar nga familja Poonawalla, thanë burimet për rrjetin vendas Daily Mail.

Pas saj shitja më e madhe këtë vit ishte blerja për113 milionë e vilës Hanover Lodge, nga milioneri tjetër indian Ravi Ruia, sipas raportimeve i lidhur me manjatin rus të pronave Andrey Goncharenko.

Pronat e shtrenjta në Londër mbeten tërheqëse për investitorët e huaj megjithë shtimin e masave të transparencës për zbulimin e fondeve ruse në Britani.

Zoti Poonawalla ka marrë drejtimin e prodhuesve të vaksinave Serum Institute nga babai tij në 2011, dhe me sa duket biznesi i gjilpërave ka ecur mirë.

Sipas rrjetit Financial Times, familja Poonawalla nuk ka në plan të vendoset në Britani, por me sa duket vila do të shërbejë si baza e tyre për kohën kur janë në Britani./DailyMail/