Princi Harry dhe Meghan Markle tregojnë qëndrimin e tyre për situatën Rusi-Ukrainë

by admin
Spread the love

Princi Harry dhe Meghan Markle kanë njoftuar se “qëndrojnë me popullin e Ukrainës” ndërsa dënuan tentim-pushtimin e vendit nga Vladimir Putin.

Duka dhe Dukesha e Sussex-it, të cilët jetojnë në Montecito, Kaliforni, lëshuan një mesazh në faqen e internetit të organizatës së tyre bamirëse, Archewell, shkruan DailyMail.

Në eklaratë thuhej: “Princi Harry dhe Meghan, Duka dhe Dukesha e Sussex-it dhe të gjithë ne në Archewell qëndrojmë me popullin e Ukrainës kundër kësaj shkeljeje të ligjit ndërkombëtar dhe humanitar dhe inkurajojmë komunitetin global dhe udhëheqësit e tij të bëjnë të njëjtën gjë”.

Kjo erdhi pasi u zbulua se Harry dhe Meghan do të marrin pjesë në NAACP Awards të shtunën, ku do të marrin çmimet prestigjioze të Presidentit për të shënuar arritjen e tyre të veçantë për “shërbimin e shquar publik”.

Dhe nuk është hera e parë që ata flasin për një çështje madhore dhe konflikt global. Pasi u transferuan në ShBA në vitin 2020, ata u akuzuan se kishin hyrë në zgjedhje kur u kërkuan votuesve të ‘refuzonin gjuhën e urrejtjes’ në një mesazh që u interpretua gjerësisht si një sulm ndaj Donald Trumpit dhe mbështetje e heshtur për fushatën e Joe Bidenit.

Gushtin e kaluar, çifti ‘zemërthyer’ thanë se përparimi i talebanëve në Afganistan i la ata ‘pa fjalë’ në një deklaratë të gjatë.


You may also like