Princesha Charlotte motra “e dashur” dhe “mbrojtëse” e Princit Louis

by admin
Spread the love

Përveç Prince William dhe Kate Middleton, në qendër të vëmendjes së medias janë edhe fëmijët e tyre, vajza dhe djemtë.

Diçka që ka rënë në sy të mediave të huaja kohëve të fundit është lidhja që princesha Charlotte, vajza e vetme e Familjes Mbretërore Britanike ka me vëllain e saj të vogël, Princin Louis, transmeton rtv21.tv.

Kjo u bë më e dukshme kur ata dolën të premten në koncertin vjetor të Krishtlindjeve të Princeshës Kate në Westminster Abbey.

Fëmija më i madh i tyre, Princi George, 10 vjeç, po ecte përkrah prindërve të tij ndërsa Charlotte, 8 vjeç, dhe Louis, 5 vjeç, ecnin përpara tyre.

Derisa princi Louis bëri përpjekje që të fikte flakën e qiririt të motrës së tij, ajo vazhdonte t’i buzëqeshte ëmbël vëllait të saj më të vogël.

Ndërsa mediat e huaja kanë shkruar se është e ëmbël të shohësh Charlotte duke qenë “super mbrojtëse” ndaj vëllait të saj të vogël./21Media 

You may also like