Primaret në PD, kush kandidon në Durrës? Shtyhet afati, kandidatit potencial i ndodh fatkeqësia

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Në Durrës është shtyrë afati për dorëzimin e kandidaturave për primaret në PD. Mediat bëjnë me dije se afati është shtyrë për shkak se kandidatit potencial Igli Cara ka pasur një fatkeqësi familjare.

Një kandidat tjetër i mundshëm është Arlind Boshku, i cili ka njoftuar në rrjetet sociale se ka marrë propozimin nga anëtarët e  PD që të kandidojë në primare.

Ndërkohë ditën e nesërme mbaron afati për dorëzimin e kandidaturave në Durrës dhe ende nuk ka asnjë emër zyrtar për kandidat.

Deri më 13 nëntor, është koha që i jepet në dispozicion, Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, për të filtruar të gjithë kandidaturat.

3 dhjetori është koha e parashikuar në vendimin e Kryesisë së Partisë Demokratike, si koha e fushatës, ndërsa më 4 dhjetor, demokratët dhe simpatizantët e PD-së mund të votojnë për kandidatët.

You may also like