Primaret, flet Julian Deda: Sot është ditë feste për PD-në dhe ditë zie për Erion Veliajn

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Julian Deda, është një nga kandidatët e primarëve për Bashkinë e Tiranës, ku dha një mesazh për mediat pasi votoi ditën e sotme.

“Sot është ditë feste për PD-në dhe ditë zie për Erion Veliajn. Sot demokratët do të zgjedhin më të mirin e më të mirëve. Kam një thirrje për ata që nuk kanë votuar, të shkojnë të votojnë dhe ta shprehin vullnetin e tyre me votë. Procesi është i shkëlqyer. Në fund të votojnë numrin shtatë,” tha Deda.

Aktori i njohur u shpreh se ai do jetë fitues i këtyre primareve.

Kujtojmë se sot demokratët dhe simpatizantët e PD-së votojnë për herë të parë në një proces historik për primaret.

You may also like