Primaret, flet Jozefina Topalli: Jam e frymëzuar nga pjesëmarrja e lartë, ushtrimi më i bukur demokratik

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Koordinatorja e Partisë Demokratike për qarkun e Lezhës, Jozefina Topalli, ka ndjekur nga afër procesin e primareve për zgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet vendore.

Topalli deklaroi se është e frymëzuar nga pjesëmarrja e lartë, e cila është parë vetëm në SHBA në një proces të tillë primaresh.

“Jam e frymëzuar nga një pjesëmarrje kaq e lartë. Natyrisht defekte ka dhe ka për të pasur gjithmonë por mua më çudit dhe më gëzon shumë fakti që ka një pjesëmarrje të tillë. Nuk e kam parë në asnjë vend tjetër përveçse në SHBA.

Është për herë të parë që aplikohet një procedurë e tillë. Është kurajo e madhe të marrësh një vendim të tillë për primare. Ky është ushtrimi më i bukur demokratik me një pjesëmarrje të paimagjinueshme”, deklaroi Topalli.

You may also like