Prezantohet Xabi Alonso: Koha është një luks në futboll, duhet të shohim përpara

by admin
Spread the love

Mbrëmjen e djeshme Bayer Leverkusen shkarkoi teknikun Gerardo Seoane dhe emëroi në krye të pankinës Xabi Alonson, që ka firmosur një kontratë deri në vitin 2024 me klubin gjerman.

Tekniku spanjoll, që ka fituar gjithçka në karrierën e tij si lojtar, ka folur për këtë eksperiencë të re gjatë prezantimit në “BayArena”. Detyra e tij është të nxjerrë nga kriza Leverkusenin, që pas 8 javësh kampionat qëndron në vendin e parafundit në Bundesligë.

“Ka gjithmonë rreziqe. Nëse i shmangesh rreziqeve, nuk do të arrish asgjë. Ne po shohim përpara. Ne kemi nevojë për një mentalitet fituesi, përqendrim për 95 minuta. Mund të luash shkëlqyeshëm për 80 minuta, por nëse nuk je i fortë në 10 minutat e fundit, atëherë pasojat janë fatale.

Këto ditë, koha është një luks në futboll. Ne duhet të jemi shumë efikasë. Qëllimi im i radhës është ndeshja kundër Schalke. Më pas do të synojmë të përmirësohemi ditë pas dite”, ka thënë mes të tjerash Alonso. / Oversport.tv

Foto: Bayer 04 Leverkusen Twitter

You may also like