Prezantohet Paredes: I kam kërkuar Di Marias të qëndrojë edhe një tjetër vit

by admin
Spread the love

Është koha që Leandro Paredes të prezantohet edhe përpara mediave si futbollit i Juventusit. Mesfushori argjentinas dha konferencën e zakonshme për shtyp si blerje e re, ku zbuloi edhe një kërkesë interesante që i ka bërë shokut të tij të ekipit, Angel Di Maria.

“Isha i qetë gjatë gjithë kohës, nuk e kam menduar kurrë se nuk do përfundonte tratativa mes palëve. Tani jam këtu me Juventusin dhe jam i lumtur. Jemi një skuadër e madhe dhe mund të luftojmë kundër të gjithëve. Duhet të përmirësohemi dhe rezultatet do të vijnë.

I kam kërkuar dy herë Di Marias që duhet të qëndrojë me ne edhe një tjetër vit. Që në momentin që mora vesh se ai do të vinte këtu, fillova të flisja me të për këtë mundësi. Fola gjithashtu edhe me familjen dhe vendosa menjëherë.” /oversport.tv

Foto: JuventusFC, Twitter

 

You may also like