Prezantohet Martial: Kemi bërë gjithçka për këtë transferim

by admin
Spread the love

Anthony Martial është lojtari më i ri i Sevillas. Sulmuesi francez u prezantua sot për klubin spanjoll ku mbajti edhe një konferencë për shtyp.

“Pse e bëra këtë zgjedhje? Monchi dhe Lopetegui ishin vendimtarë, ata treguan se më donin me çdo kusht. Më duhej të luaja më shumë dhe kjo është arsyeja pse erdha këtu. Kam qenë duke u stërvitur mirë në muajt e fundit, shpresoj që së shpejti të filloj të punoj me shokët e mi të rinj. Dua t’i ndihmoj ata të fitojnë dhe të arrijnë të gjitha objektivat.”

TITULLI KAMPION- “Jemi në formë të mirë, jemi të dytët, por ka shumë konkurrencë për të fituar kampionatin. Shpresoj të mund ta ndihmoj skuadrën me përvojën time”.

NEGOCIATAT- “Kemi folur për një kohë të gjatë, kemi bërë gjithçka është e mundur për të bërë këtë lëvizje. Jam i lumtur që jam këtu. E ardhmja? Nuk e di ende, ndërkohë e di që do të jem këtu për 5 muajt e ardhshëm. Më pas do të shohim”. /oversport.tv

You may also like