Prezantohet Dybala: S’jam tradhtuar nga Interi, është shpejt të flasim për titullin

by admin
Spread the love

Paulo Dybala është blerja më e bujshme e Romës në këtë merkato vere. Sulmuesi argjentinas u afrua me parametër zero në kryeqytetin italian, ndërsa është kthyer menjëherë në një fenomen për tifozët e Romës. Sakaq, ylli argjentinas është prezantuar sot përpara mediave si lojtar i Romës.

“Mendoj se është shpejt për të folur për titullin kampion. Ka shumë dëshirë nga të gjithë, Roma ka fituar një trofe shumë të rëndësishëm dhe ka akoma dhe shumë objektiva të tjerë të rëndësishëm. Të gjithëve i pëlqen që të fitojnë, por duhet të mendojmë ndeshje pas ndeshje dhe të shohim se deri ku do të arrijmë. Për momentin ka skuadra të tjera që janë më përpara nesh.”

Dybala u pyet gjithashtu edhe nëse ndihet i tradhtuar nga Interi. “Jo, nuk ndihem fare i tradhtuar. Që kur përfundoi kontrata ime me Juventusin, agjentët e mi folën me shumë skuadra. Unë kam një raport shumë të mirë prej kohësh me Marottan. Shumë skuadra më janë afruar, por më pas erdhi Tiago Pinto në Torino dhe gjithçka ndryshoi.” /oversport.tv

Foto: AS Roma, Twitter

You may also like