Prezantohet Dobi: Një sfidë edhe për mua, Kukësi nuk luan për mbijetesë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Enkeleid Dobi është prezantuar sot si trajneri i ri i Kukësit, në një konferencë për shtyp. Tekniku 47-vjeçar ka treguar se përse ka pranuar këtë sfidë dhe objektivat e Kukësit këtë sezon.

“Dua të falenderoj presidentin dhe drejtuesit e klubit që më dha këtë detyrë në një projekt ambicioz. Do mundohem të jap maksimumin për këtë rol e të jem në nivelin e duhur. Unë dua të luftoj për diçka do bëj gjithçka të arrij nivelin e duhur. Për mua mund të jetë dhe një trampolinë. Është një provë për mua. Kualiteti nuk mungon na duhet pak kohë të bëjmë grupin. Çdo problem ka zgjidhje edhe pse jemi 7 pikë pas.

Në start nuk jemi mirë, por do bëjmë ç’është e mundur ta kapim ritmin dhe të tjerët. Ndonjëherë duhet të jesh në kohën e duhur në vendin e duhur. Nuk kam ardhur vetëm për mbijetesën, sepse nuk do të vija të ishte për aq pak. E kam parë Kukësin live në 4 javët e para. Për sa pranova e kam një rivalitet dhe me veten time”, ka thënë tekniku i ri i Kukësit. / Oversport.tv

You may also like