Prezantohet Bremer: Juventusi zgjedhja ime e parë, këtë vit ndryshon gjithçka

by admin
Spread the love

Pas transferimit të tij të bujshëm te Juventusi, është koha që Gleison Bremer të prezantohet si lojtar i “Zonjës së Vjetër”. Mbrojtësi brazilian ka dhënë një konferencë për shtyp ku ka shpjeguar zgjedhjen e tij dhe objektivat që ka si lojtar bardhezi.

“Kam pasur mundësinë të flas me trajnerin tim dhe kemi mentalitet të njëjtë, duam të fitojmë”, tha fillimisht Gleison Bremer. Ai shpjegoi gjithashtu edhe arsyet e transferimit te Juventusi. “Kam diskutuar edhe me klube të tjera, por Juventusi ka qenë zgjedhja ime e parë”.

Për sa i përket objektivave, Bremer është mjaft i qartë. “Juventusi dëshiron gjithmonë të fitojë, këtë vit duam të ndryshojmë gjithçka. Të gjithë e kanë ëndërr të luajnë në Champions.

Të luash këtu nuk do të thotë vetëm të jeshë pjesë e kompeticionit, por edhe të ecësh larg. Duhet të mendojmë për kampionatin dhe ndeshjen e radhës.”

Bremer kishte një mesazh edhe për tifozët e Torinos të cilët nuk e kaluan lehtë transferimin te rivalët e qytetit. “Është e qartë që tifozët e Torinos e kanë marrë keq këtë transferim.

Por i bëj një pyetje atyre, nëse fëmijët e tyre duan të provojnë diçka tjetër, a do t’i thoshin jo? Nuk ka asgjë të keqe në dëshirën për të fituar, tashmë jam këtu”. /oversport.tv

Foto: juventus.com

You may also like