Prezantohet Aubameyang: Do jap gjithçka, dua Championsin me Barçën

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Pierre-Emerick Aubameyang, blerja më e fundit e Barcelonës është prezantuar tek skuadra e tij e re.

“Jam shumë i lumtur dhe falënderoj presidentin që më mori në skuadër. Mezi pres që të zbres në fushë, do të jap maksimumin. Duhet të falënderoj klubin, pasi është një nder që të luash për Barcelonën.

Detyra ime është të bëj gola, jam një sulmues i shpejtë. Shpresoj të ndihmoj skuadrën me golat e mi, shpresoj të shënoj shumë gola për Barçën. Ky është një klub i madh, që duhet të fitojë Champions League. Do të bëjmë gjithçka që të rikthehemi në majë”, ka thënë sulmuesi nga Gaboni.

Gjendja fizike: “Ka kohë që nuk luaj, por në kokën time e di që shumë shpejt do të jem në fushë për të luajtur dhe ndihmuar skuadrën. E di që avash-avash do të rikthehem në formën optimale”.

Dita vendimtare: “E hëna ka qenë një ditë shumë e gjatë. Isha me babain në shtëpinë e tij, duke shpresuar që gjithçka të shkonte mirë. Mbasdite më morën në telefon për të kryer vizitat mjekësore. Kisha pak stres, por gjithçka shkoi mirë”.

Miqësia me Dembele: “Po them të vërtetën: po stërvitet shumë mirë. Si mik shpresoj që ai dhe klubi të gjejnë një zgjidhje”.

Periudha e fundit te Arsenali: “Ishin muaj të vështirë. Ky është futbolli. Kurrë nuk kam dashur të bëj diçka të keqe, aty është e shkuara dhe unë dua të mendoj për të tashmen”. / Oversport.tv

You may also like