Prezantohet abetarja e përbashkët Shqipëri-Kosovë, Kushi: Një tekst unik për të gjitha trevat shqiptare

by admin
Spread the love

Ditën e sotme në Tiranë është mbajtur një fjalim per përurimin e abetares së përbashkët dhe unike të Shqipërisë dhe Kosovës.

Në event ka qenë e pranishme ministrja e Arsimit Evis Kushi dhe homologia e saj Arbërie Nagavci e ministri nga Maqedonia e Veriut, Jeton Shaqiri, e po ashtu kryeministri Edi Rama, fëmijë e mësues.

Kushi tha gjatë fjalës së saj se kjo është mënyra më e mirë për të uruar vitin e ri shkollor, që nis të hënën e po ashtu njoftoi fillimin e punimeve të kongresit të arsimit.

“Zgjodhëm këtë ditë për të përuruar Abetaren e përbashkët unike, nesër është dita e parë e shkollës dhe nuk do kishte mënyrë më të mirë për të uruar nxënësit dhe mësuesit, së dyti nesër fillojnë punimet e kongresit të arsimit”, tha ajo.

Kujtojmë që në Kosovë, abetarja u përurua më 1 shtator, datë që përkonte edhe me fillimin e vitit shkollor atje. Në eventin që u mbajt në Gjakovë. ishte e pranishme ministrja e Kushi e po ashtu kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

You may also like